LAJME

Artikull

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Enjte, 20 Shkurt 2025, 07:44

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

FOTO: Shoqata "Ura Ballkanike", Manastir

Madhësia e shkronjave

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve dhe përfaqësuesve të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
"Me hapjen e zyrës së shoqatës, ne do të kemi një vend ku bashkëqytetarët tanë mund të vijnë dhe të mësojnë për vetë shoqatën, por edhe për kulturën, traditat dhe sistemin arsimor në Bullgari. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke mësuar për njëri-tjetrin, do të fillojmë të respektojmë më shumë njëri-tjetrin dhe të eliminojmë ndikimet negative dhe paragjykimet e së kaluarës, vuri në dukje kryetari i shoqatës Ljupço Joshevski.