Premte, 21 Shkurt 2025, 04:30

"Trillimi"

FOTO: Facebook/ Valeria Stojanova

Madhësia e shkronjave

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur.
E rritur në një familje muzikantësh, Valeria natyrshëm ka luajtur piano dhe ka kënduar që në moshë të re, ndërsa kohët e fundit ajo merret me kompozim. Kënga e saj e fundit “Trillimi" - bazohet në muzikën e saj dhe u realizua me një ekip yjor: Mihaella Marinova ndihmoi për tekstin, dhe Valeria Stojanova punoi në aranzhim së bashku me kitaristin dhe producentin e njohur Angell Djullgerov.
Jashtë regjistrimeve në studio, Valeria Stojanova nuk ndalet me paraqitjet e saj skenike - ajo do të ketë pjesëmarrje si soliste në dy koncerte bamirësie, prej të cilave i pari është më 1 mars.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva