Artikull
Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore
Premte 21 Shkurt 2025 07:47
Premte, 21 Shkurt 2025, 07:47
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Panairin Ndërkombëtar të Plovdivit, është Unioni i Industrisë Ushqimore. Disa nga temat që do të trajtohen janë Marrëveshja e Gjelbër, ndryshimet në legjislacion dhe çështjet që lidhen me kontrollin që synon rritjen e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit organik. Pjesëmarrësit do të njihen me kërkesat dhe zgjidhjet aktuale në lidhje me prodhimin e ushqimit, pijeve dhe pajisjeve.
Në mesin e lektorëve janë ekspertë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore, Universiteti i Teknologjive Ushqimore, Instituti i ruajtjes dhe cilësisë së ushqimit etj.
Publikoi / Publikuan: БНР екип