Artikull
Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"
Shtunë 22 Shkurt 2025 05:30
Shtunë, 22 Shkurt 2025, 05:30
Kompleksi arkeologjik "Lugina e mbretërve trakë"
Madhësia e shkronjave
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i forumit shkencor dhe pjesëmarrësit do të paraqesin vëzhgimet dhe zbulimet e tyre në lidhje me trashëgiminë trake, verën, prodhimin e verës, dixhitalizimin, aksesin në trashëgiminë kulturore dhe turizmin, njoftuan organizatorët, të cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Seminari shkencor do të shoqërohet me ekspozitën “Strukturat dhe vendet e shenjta shkëmbore të lashta trake në territorin e Luginës së Trëndafilave”. Ajo u krijua nga inxhinieri Kostadin Dimov në bashkëpunim me Muzeun Historik “Iskra” (“Xixa”) në Kazanllëk. Ekspozita përfshin një përzgjedhje fotografish të megaliteve në Luginën e Trëndafilave dhe mund të shikohet nga vizitorët në kompleksin "Lugina e mbretërve trakë" deri më 23 mars.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип