LAJME

Artikull

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Shtunë, 22 Shkurt 2025, 11:35

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike.
Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”, nga i cili përfitojnë afro 70 mijë persona nga 232 bashki.
Nga dhjetori i vitit të kaluar filloi edhe zbatimi i projektit “Mbështetje për më të vegjlit”. Familjet në situata të vështira ose ato ku ka rrezik nga braktisja e foshnjave të porsalindura do të marrin një paketë me gjërat më të nevojshme për një fillim të barabartë. Prindërit gjithashtu marrin konsultime shëndetësore, këshilla lidhur me punësimin, trajnimin, ose rikualifikimin.

Publikoi / Publikuan: БНР екип