MUZIKË

Artikull

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Martë, 25 Shkurt 2025, 04:25

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

FOTO: Facebook /Viktoria Gllavçeva

Madhësia e shkronjave

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë dhe aranzhim të Milen Makedonski dhe tekst të Kostadin Filipov, e cila në vitin 2022 fitoi çmimin e parë në edicionin e parë të konkursit kombëtar për një këngë të re bullgare "Melodia e ujit" në Hisarja.
Tani Viktoria është gati me një këngë të re - "Pse?", në krijimin e së cilës ajo mori pjesë jo vetëm si këngëtare, por edhe si autore e muzikës. Tekstin e shkroi Ivan Nenkov, aranzhimi është i Georgi Milltijadov.
“ Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë dashuruar pa kushte dhe kanë marrë premtime, por kanë mbetur me pyetje në vend të përgjigjeve” – thonë autorët e këngës.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Prgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva