Artikull
Interesi për të mësuar bullgarisht është në rritje në Edrene
Martë 25 Shkurt 2025 07:37
Martë, 25 Shkurt 2025, 07:37
Madhësia e shkronjave
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që u larguan nga Bullgaria si fëmijë nuk e dinë gjuhën, por duan që fëmijët e tyre ta mësojnë atë për të ruajtur lidhjen me vendin, thotë Bahtishen Mutllu, e cila jep mësime të bullgarishtes. Ajo është nga qyteti bullgar Isperih dhe u largua nga vendlindja e saj gjatë ngjarjeve të vitit 1989.
БНУ „Отец Александър Чакърък“ – Одрин
Shkolla në Edrene aktualisht është e vendosur në dy dhoma dhe po kërkohen mundësi për t'u zgjeruar. Buxheti është shumë i kufizuar, thekson Mutllu para reporteres së BNR në Kërxhali Valja Apostollova. Shkolla ndihmohet nga organizata të ndryshme nga Turqia dhe Bullgaria.
Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës “At Aleksandër Çakërëk” – Edrene
Publikoi / Publikuan: БНР екип