Artikull
Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik
Martë 25 Shkurt 2025 09:25
Martë, 25 Shkurt 2025, 09:25
Ivo Mihov
FOTO: uni-sofia.bg
Madhësia e shkronjave
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për Teknologji Kuantike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Duke folur për programin "Hristo Botev" të Radios Kombëtare Bullgare, shkencëtari i ri tregoi se gjatë vitit të kaluar puna në Qendrën e Teknologjive Kuantike po rritet. Nga 10 persona, tani atje punojnë 25. Detyrat kryesore mbi të cilat punojnë janë kompjuterët kuantikë, simulimi kuantik, sensorët kuantikë dhe komunikimet kuantike. Branisllav Iliç arriti të përsërisë një eksperiment të suksesshëm me teleportimin kuantik 6 herë. Një eksperiment i tillë nuk është bërë kurrë më parë, me një saktësi të tillë dhe ai është duke përgatitur një botim për zbulimin e tij, njoftoi Mihov. Ndryshe nga kompjuterët klasikë shtëpiakë, kompjuterët kuantikë përdorin procese që ndodhin në nivelin e ngatërrimit kuantik, mbivendosjes dhe superpërçueshmërisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип