Artikull
Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen
Martë 25 Shkurt 2025 15:08
Martë, 25 Shkurt 2025, 15:08
FOTO: Facebook/ Rumen Radev
Madhësia e shkronjave
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu edhe ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov u pajtuan se ushtria jonë ka nevojë për financim më të madh. Zaprjanov theksoi se në samitin e NATO-s në Hagë do të bëhet e qartë nëse do të duhet të ndajmë medoemos 2,5% apo 3% të PBB-së. Si problem u evidentua edhe mungesa e personelit në Forcat tona të Armatosura, që tashmë po kërcënon gatishmërinë e tyre. Prioritet në 2025 do të jetë rekrutimi i personelit ushtarak në Forcat Tokësore. Si zgjidhje për mungesën, është e nevojshme të fillohet të mendohet për trajnimin ushtarak në shkolla, konsideron presidenti Radev. Ministrja e Mbrojtjes sqaroi se tema është jashtë programit të menaxhimit të qeverisë, por ministritë përkatëse janë duke e diskutuar këtë çështje.
Më shumë hollësi për Konferencën Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje mund të lexoni më poshtë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип