Nëpër Llakatishka Rilla në dimër

Martë, 25 Shkurt 2025, 19:30

Çerni Osëm rrjedh pranë fshatit Govedarci

Çerni Osëm rrjedh pranë fshatit Govedarci

FOTO: Miglena Ivanova

Madhësia e shkronjave

Nëse kërkoni një destinacion për një shëtitje të këndshme në zemër të malit, mund të zgjidhni Llakatishka Rilla. Ju sugjerojmë të filloni nga fshati Govedarci. Përgjatë tij rrjedh lumi Çerni Iskër, në të cilin derdhet lumi Llakatica. Është pikërisht ai që i jep emrin kësaj pjese të zonës së poshtme të Rillës Veriperëndimore.

FOTO: Миглена Иванова

Prej këtu, përgjatë një tatëpjete, duhet rreth një orë e gjysmë për të arritur në kishëzën "Shën Ilija".

FOTO: Миглена Иванова

Tradicionalisht, vendasit mblidhen këtu më 20 korrik, kur Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Profetit Shën Ilia dhe bëhet kurban në emër të tij për t'i mbrojtur ata nga fatkeqësitë.

FOTO: Миглена Иванова

Në lëndinën përpara kishës ka një vend me tavolina dhe stola ku mund të bëni muhabet dhe një piknik të mrekullueshëm. Prej këtu shfaqet një panoramë përrallore, e cila na bën të kujtojmë fjalët e shkrimtarit Aleko Konstantinov, ndonëse thuheshin për një krahinë tjetër bullgare: “Shikoni tani!... Në këtë çast a do të psherëtijë dikush për Tirolin dhe Zvicrën që t’i bie një herë me shpullë!... Zotërinj! Shikoni, shikoni bukuritë, shikoni mrekullitë...”.
Është dimër dhe këtë na e kujtojnë vendet e mbuluara me borë aty-këtu dhe kapelet e bardha në majat e larta përballë.

FOTO: Миглена Иванова

Shkoni edhe në majën e afërt Tapankovica 1495 metra të lartë, e rrethuar nga pemët halore.
Prej këtu, të kënaqur, të çlodhur dhe të lumtur, nisuni përsëri për në fshatin Govedarci.

FOTO: Миглена Иванова

Para se të hyni në fshat, ju pret një tablo e bukur, e cila i shton edhe më shumë ngjyra të ndezura kujtimit të shëtitjes së mrekullueshme nëpër malin e bukur bullgar Rilla.

FOTO: Миглена Иванова

Foto: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello