MUZIKË

Artikull

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

Mërkurë, 26 Shkurt 2025, 04:00

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov, po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe Dimitër Arnaudov, zërat e të cilëve janë një thesar i vërtetë për muzikën popullore bullgare. Formacioni ikonë i muzikantëve virtuozë do të kënaqë dashamirësit e muzikës në gjashtë qytete në Bullgarinë Veriore - Dobriç (21 mars), Varna (22 mars), Shumen (23 mars), Ruse (24 mars), Pleven (25 mars), Vidin (26 mars).
Ky turne është edhe një gjest për publikun jashtë kryeqytetit, i cili prej më shumë se një dekade nuk ka pasur mundësinë të shijojë live performancat e orkestrës legjendare.