Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev në një konferencë me rastin e zbatimit të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Donçev kujtoi se javë më parë ka paralajmëruar në Parlament në lidhje me situatën, e cila, sipas fjalëve të tij është shqetësuese. Masat dhe reformat në të gjithë planin janë 321 deri në pagesën e nëntë. Nga këto, Bullgaria ka realizuar 115, tha Donçev dhe pranoi se në 4 vjet Bullgaria ka realizuar një pjesë të parëndësishme të reformave.
7 projekte nuk mund të realizohen, siç ishte planifikuar, deri më 31 gusht 2026, për 15 projekte probabiliteti i realizimit është jashtëzakonisht i ulët, ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova.