Artikull
Kryebashkiaku i Sofjes kërkon fonde për transport më të mirë dhe efikasitet energjetik
Mërkurë 26 Shkurt 2025 14:57
Mërkurë, 26 Shkurt 2025, 14:57
FOTO: sofia.bg
Madhësia e shkronjave
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për investime në infrastrukturë për përmirësimin e efikasitetit energjetik të kryeqytetit. Gjithashtu po kërkohen investime për transformimin e objekteve shkollore, oborreve dhe infrastrukturës përreth tyre. Një tjetër synim ambicioz i kryebashkiakut të Sofjes është modernizimi i transportit publik me idenë deri në vitin 2035 mbi 80% e udhëtimeve në Sofje të bëhen me transport publik.
Publikoi / Publikuan: БНР екип