Artikull
Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes
Mërkurë 26 Shkurt 2025 16:48
Mërkurë, 26 Shkurt 2025, 16:48
Tomisllav Donçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të madhe të pagesës së dytë sipas planit. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacioneve dhe rritjes Tomisllav Donçev në brifingun e dytë të ditës lidhur me pagesën. Më herët ai bëri të ditur se do të na refuzohet padyshim pagesa e dytë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në vlerë prej 653 milionë euro, edhe pse Bullgaria ka realizuar 85% të reformave të nevojshme.
Lajmin e komentoi Asen Vasilev nga PP-DB, duke thënë se për shkak të refuzimit të reformave në sistemin e drejtësisë dhe legjislacionit kundër korrupsionit, qeveria po e vë në rrezik zbatimin e planit. Donçev siguroi se arsyeja pse disa ligje nuk u mbështetën nuk ishte mungesa e dëshirës për të luftuar korrupsionin, por se ato kishin nevojë për redaktim. Sipas tij, reformat në sektorin “Energjetikë”, përkatësisht liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, janë më problematike sesa në “Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit”. “Nuk jam plotësisht i bindur se një reformë e tillë /për liberalizim/ do të ketë mbështetjen e Kuvendit Popullor, edhe pse Bullgaria është përkushtuar që ta bëjë një reformë të tillë”, theksoi Donçev.
Publikoi / Publikuan: БНР екип