Artikull
Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta
Enjte 27 Shkurt 2025 15:46
Enjte, 27 Shkurt 2025, 15:46
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më e larta – 26.84%. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të agjencisë zyrtare evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania (23.9%), Letonia (23.3%), Greqia (21.7%), Estonia (21.2%) dhe Qiproja (20.0%).