LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Mot me vranësira dhe ​​me reshje shiu

Enjte, 27 Shkurt 2025, 17:35

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa maksimalet do të jenë nga 6° deri në 11°, në rajonet jugperëndimore deri në 17°, në Sofje - 11°.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Vende-vende do të ketë reshje shiu, dhe borë mbi 1300-1500 m. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu, në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin era do të jetë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m – rreth 0°.
Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në bregdetin e Detit të Zi dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 9°, kurse uji i detit është 5°-6°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.