LAJME

Artikull

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

Premte, 28 Shkurt 2025, 07:38

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit Evropian në Sofje. Bëhet fjalë për Ivajllo Çorbov, Nikolla Dimitrov, Sllavço Krumov dhe Jordan Todorov. Prokurori i shtetit apeloi edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e imunitetit të kandidatit për kryetar komune nga e njëjta parti, Petër Ananiev. Sipas prokurorisë, kundër të pestëve u mblodhën prova të mjaftueshme për t'i akuzuar për vepra të pahijshme që cenojnë rëndë rendin publik dhe shprehin mungesë respekti të qartë ndaj shoqërisë. Ekzistojnë parakushte për paraqitjen e kërkesës në Gjykatën e qytetit të Sofjes për masën parandaluese “arrest në paraburgim” ndaj dy deputetëve, theksoi Borisllav Sarafov. Deputetët në një deklaratë dënuan veprimet sistematike agresive të partisë “Vëzrazhdane” si përpjekje për të minuar rendin juridik demokratik në Bullgari dhe për ta devijuar atë nga rruga e saj evropiane.