Artikull
Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin
Premte 28 Shkurt 2025 15:31
Premte, 28 Shkurt 2025, 15:31
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin buxhetor. Sipas sindikatës, rritja e pagave në administratë duhet të jetë së paku 15 për qind. Gjithashtu, sindikata do të propozojë një rritje të pagave individuale në administratë me një mekanizëm të ndryshëm nga ai që zbatohet nga rregullorja e pranuar përgjithësisht. Mekanizmi aktual rrit pabarazitë dhe disa kategori njerëzish marrin paga më të larta se kreu i administratës specifike, i zgjedhur nga Kuvendi Popullor”.
Publikoi / Publikuan: БНР екип