Artikull
Parashikimi i motit për 1 marsin 2025
Mot me vranësira dhe shi
Premte 28 Shkurt 2025 17:35
Premte, 28 Shkurt 2025, 17:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë vende në rrafshnalta dhe ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje - 4°, ndërsa maksimalet nga 7° deri 12°, në Sofje - 8°.
Në zonat malore do të mbajëmot me vranësira me reshje të dobëta shiu, mbi 1500 m - borë. Do të fryjë erë mesatare perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m – rreth minus 1°.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët, por pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 9°, kurse uji i detit është 5°-6°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.