KULTURË

Artikull

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Shtunë, 1 Mars 2025, 05:05

Nedisllav Peev

Nedisllav Peev

FOTO: Facebook/ Kamelija Todorova

Madhësia e shkronjave

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç.
Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit – precedent për vendin tonë, pasi është person me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë, ai do të jetë në gjendje të marrë të ardhura për punën e tij dhe të vazhdojë të zhvillohet.
Përpjekjet për socializim të Nedisllavit vazhdojnë dhe ai tashmë ka filluar të shqiptojë fjalë. Megjithatë, talenti i tij artistik e ngre në një nivel të jashtëzakonshëm, që njihet si nga profesionistët ashtu edhe nga fansat.

FOTO: Снимки: Facebook/ Камелия Тодорова

Nedisllav Peev filloi të pikturojë në moshën 16 vjeçare gjatë pandemisë Covid-19, kur gjyshja e tij ndërroi jetë. Që atëherë, çdo vit ai përgatit kalendare me pikturat e tij dhe i ka përdorur të ardhurat për të paguar terapitë që i nevojiten. Deri më sot, ai ka pasur katër ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në ekspozita të përbashkëta në Ruse, Plovdiv, Varna dhe Ballçik.
Përpiloi: Diana Cankova
Foto: Facebook/ Kamelija Todorova 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello