Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen.
“Këtë vit, mijëra mysafirë nga vendi dhe jashtë pritet të mbërrijnë në fshatin e Rodopeve për këtë festë”, tha Violeta Filipova, eksperte për marrëdhënie me publikun në bashkinë Smoljan.
Tradicionalisht, kukerat, të quajtur "pesjaci", vizitojnë shtëpitë e njerëzve për të sjellë shëndet dhe prosperitet. Më pas i drejtohen sheshit të fshatit, ku kryejnë një ceremoni dasme për nusen dhe kryeplakun, lindje, lërim dhe mbjellje. Besohet se nëse një pesjak të kapërcen, do të kesh fat gjatë gjithë vitit.
Në prag të festës u organizuan koncerte dhe shfaqje nga artistë - ekspozitë me vizatime fëmijësh me temë "Kukeri" si dhe "Eksarku - Shpëtimtari", paraqtja e shfaqjes popullore "Falja", recitim poezish me rastin e festës kombëtare të 3 Marsit, koncert nga nxënës të
Shkollës Kombëtare të Artit Popullor në Shiroka Llëka.
Organizatorët e festivalit të Kukerave janë Bashkia e Smoljanit, Bashkia Shiroka Llëka dhe Biblioteka Kombëtare "Eksarku Stefan - 1872".
Përpiloi: Diana CankovaFoto: Bashkia Smoljan
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello