LAJME

Artikull

Ditën e Të Lidhurve të Djathit në Kazanlllëk përzënë shpirtrat e këqij me ritualin "Turra"

Dielë, 2 Mars 2025, 05:35

Ditën e Të Lidhurve të Djathit në Kazanlllëk përzënë shpirtrat e këqij me ritualin "Turra"

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit, do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së bashku shumë banorë dhe mysafirë të qytetit, të cilët marrin pjesë në ndezjen e zjarrit të madh, rreth të cilit burrat e maskuar të quajtur “kukerë” ose "pleq", përzënë në mënyrë simbolike shpirtrat e këqij. Festa vazhdon me kërcimin mbi zjarrin ritual dhe përfundon me një valle popullore.

Publikoi / Publikuan: БНР екип