Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor.
Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i nënshkruar më 19 shkurt 1878 i jep fund Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Dokumenti parashikon krijimin e një dege autonome që paguan taksa ndaj Sulltanit - Principata e Bullgarisë.
"Nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit", gravurë
Megjithatë, Anglia dhe Austro-Hungaria kundërshtuan traktatin paraprak të paqes dhe në korrik të të njëjtit vit u nënshkrua Traktati i Berlinit. Kështu vendi ynë u nda në pesë pjesë.
Çlirimi i Bullgarisë u festua për herë të parë në vitin 1879 në Veliko Tërnovo, kur ekzarku Antimi I - asokohe Kryetar i Kuvendit Popullor, bëri një shërbim përkujtimor në kishën e "Shën Marisë" në prani të deputetëve dhe qytetarëve. Që nga viti 1888 festohet si Dita e Çlirimit të Bullgarisë nga pushtimi osman.
Më 3 mars qytetarët vendosin lule në monumentin e ushtarëve që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Bullgarisë, njerëzit përulen para dëshmorëve dhe dërgojnë lutje falënderimi.