Artikull
Ministria e Turizmit po kërkon studentë për stendën bullgare në EXPO 2025
Hënë 3 Mars 2025 11:19
Hënë, 3 Mars 2025, 11:19
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi institucioni. Ministri i Turizmit, Mirosllav Borshosh, përmes një letre zyrtare ftoi studentët të dorëzojnë dokumentet për pjesëmarrje. "Shteti bullgar mund t'u japë studentëve tanë një shans unik për të përfaqësuar vendin e tyre në Ekspozitën Botërore në Osaka. Ne do të mbledhim nominime nga universitetet e studentëve të degës "Turizëm" dhe "Japonistikë" nga i gjithë vendi dhe do të përzgjedhim 60 të rinj bullgarë për të punuar në stendën bullgare në kuadër të ekspozitës për 6 muaj", thekson ministri Borshosh.
Pritet që EXPO 2025 të vizitohet nga mbi 28 milionë njerëz, 90% prej të cilëve nga Japonia.
Publikoi / Publikuan: БНР екип