Martë 4 Mars 2025 04:10
Martë, 4 Mars 2025, 04:10
FOTO: YouTube /ROSS
Madhësia e shkronjave
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë çmimesh nga konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Tani ROSS na ofron këngën e tij të parë solo, për të cilën në rrjetet sociale shkroi:
FOTO: Facebook /Rossen Petrov
“Pas shumë punës, emocioneve dhe frymëzimit, jam i lumtur t’ju prezantoj këngën time të re – "I panjohuri". Në të tregohet për ato ndjenja që mbeten të pathëna, për takime që ndryshojnë gjithçka dhe për të panjohurit që lënë gjurmë në zemrat tona.”
Ai gjithashtu nuk harron të falënderojë të gjithë të përfshirë në rrëfimin e kësaj historie personale - tekstin e shkroi Stan Stefanov, aranzhimin e bëri Angell Prodanov dhe muzika është e të dyve.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /ROSS, Facebook /Rossen Petrov
Publikoi / Publikuan: БНР екип