Artikull
Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike
Martë 4 Mars 2025 07:11
Martë, 4 Mars 2025, 07:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës Kombëtare - 3 Marsit. “Sot në Ukrainë vazhdon gjakderdhja vëllavrasëse mes stërnipërve të çlirimtarëve tanë. Kjo është edhe dhimbja jonë bullgare. Kjo luftë ekspozoi themelet e brishta të rendit botëror dhe patosin e rremë se paqja dhe jeta njerëzore janë vlera më e lartë, se ne mund të mbështetemi te dikush tjetër për të mbrojtur lirinë tonë, për të garantuar sigurinë dhe të ardhmen tonë”, tha presidenti. Sipas tij, në këtë sfond, në këtë moment në vendin tonë ka politikanë që bëjnë luftë me monumentet, rishkruajnë të shkuarën, valëvitin flamuj të huaj, çarmatosin ushtrinë bullgare dhe madje kërkojnë anulimin e 3 Marsit.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bulllgarisë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип