MUZIKË

Artikull

Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike

Mërkurë, 5 Mars 2025, 03:05

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

FOTO: Arkivi i Teodosij Spasov

Madhësia e shkronjave

Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova. Albumi "Përralla Antarktike" përmban 12 pjesë, duke ndërthurur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov ishin muzikantët e parë që me ftesë të Prof. Hristo Pimpirev kishin mundësinë të krijojnë në ishullin Livingstën si një lloj eksperimenti shkencor. Gjatë dhjetë ditëve atje, të dy krijuan këtë muzikë, të frymëzuar nga natyra e ashpër minimaliste.

Teodsij Spasov, prof. Hristo Pimpirev dhe Hristijan Cvjatkov

Teodsij Spasov, prof. Hristo Pimpirev dhe Hristijan Cvjatkov

FOTO: Instituti Antarktik Bullgar

Më vonë, ata ftuan disa bashkëmendimtar për të realizuar idetë e lindura në këtë ishull të largët: Polina Cvjatkova – vokal, Zhivko Petrov – piano, Hristo Jocov – perkusion, Radosllav Sllavçev – bas, kuartet harqesh nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Hristijan Scvjatkov dhe Teodosij Spasov

Hristijan Scvjatkov dhe Teodosij Spasov

FOTO: Instituti Antarktik Bullgar

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип