LAJME

Artikull

Bullgaria organizon sesionin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së në Paris, jo në Sofje

Enjte, 6 Mars 2025, 07:11

Bullgaria organizon sesionin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së në Paris, jo në Sofje

FOTO: UNESCO

Madhësia e shkronjave

Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e Kulturës. Siç u vendos fillimisht, sesioni do të organizohet me mbështetjen financiare të Bullgarisë si mikpritëse dhe nën kryesimin e Prof. Dr. Nikollaj Nenov nga Bullgaria, njofton ministria bullgare. Mikpritja e Bullgarisë e Sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së u miratua më 31 korrik 2024 në kuadër të Sesionit të 46-të të UNESCO-së në Delhi të Indisë, me propozim të ministrit në detyrë të kulturës Najden Todorov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип