LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Ukraina prodhojnë së bashku dronë ushtarakë

Enjte, 6 Mars 2025, 08:53

Bullgaria dhe Ukraina prodhojnë së bashku dronë ushtarakë

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy vendet po prodhojnë një lloj dronë ushtarakë dhe një sistem për kontrollin e tyre në Bullgari. Që në maj 2024 Ndërmarrja Shtetërore Ushtarake “Terem” filloi të zotërojë teknologjinë e prodhimit të dronëve kamikaze, mjeteve ajrore pa pilot të zbulimit dhe mini-dronëve.
Për palën ukrainase, partneri në prodhim është Kompania Private Ushtarake “Rarog Airspace”, në pronësi të Maksim Plehov. Vetëm në vitin 2024 kompania ka një xhiro prej 1.45 milion euro nga shitja e dronëve. Në tetor 2024 “Rarog” regjistroi filialin e saj në Bullgari.

Publikoi / Publikuan: БНР екип