SHOQËRI

Artikull

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Enjte, 6 Mars 2025, 12:12

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

FOTO: insait.ai

Madhësia e shkronjave

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësues të universiteteve kryesore si Oxford, Cambridge, Stanford, Instituti Teknologjik në Masaçusets, Instituti Teknologjik në Kaliforni, Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Cyrih, Universiteti “Carnegie Mellon” në Pensilvani etj.
Ata janë të gjithë në garë për mundësinë për të kaluar verën në Sofje dhe për të punuar në INSAIT. Stazhi veror i Institutit do të mbahet për herë të tretë. Në vitin 2025 ka një numër rekord aplikantësh nga mbi 150 vende të 5 kontinenteve. Nga mbi 4000 aplikime të dorëzuara, do të përzgjidhen jo më shumë se 20 studentë.
Lexoni më shumë: