SPORT

Artikull

Viktoria Tomova mundi Ollga Danilloviç në turneun në Indian Wells

Premte, 7 Mars 2025, 08:42

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në të gjitha komponentët e lojës kundër tenistes më të mirë të Serbisë. Për bullgaren kjo është fitorja e dytë në katër ndeshje kundër serbes. Në fillim të shkurtit, të dy luajtën në turneun në qytetin rumun Kluzh-Napoka, ku Tomova u imponua përsëri.
Viktoria Tomova në raundin e dytë do të luajë me tenisten e 29-të në skemë Maria Sakari nga Greqia, e cila po pushon në start. Të dy kanë pesë ndeshje mes tyre, ku Sakari kryeson me 4:1 fitore.

Publikoi / Publikuan: БНР екип