LAJME

Artikull

Tre bullgarë të akuzuar në Britani për spiunazh u shpallën fajtorë

Premte, 7 Mars 2025, 15:54

Tre bullgarë të akuzuar në Britani për spiunazh u shpallën fajtorë

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku Jan Marsalek për të kryer mbikëqyrje të një baze ushtarake amerikane dhe individëve të shënjestruar nga Moska në periudhën 2020-2023. Dy anëtarë të tjerë të grupit - Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov - pranuan vetë se ishin pjesë e grupit edhe para fillimit të gjyqit. Sot u bë e qartë se edhe i akuzuari i gjashtë bullgar, Ivan Stojanov, pranoi fajësinë, njoftoi korrespondenti i BNR në Londër, Veselin Paunov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип