LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë

Premte, 7 Mars 2025, 17:03

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 16°.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 13°, në 2000 m rreth 5°.
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara përgjatë bregut të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 11 gradë. Temperatura e ujit të detit është 6-7°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
Të dielën moti do të mbetet pa ndryshime të theksuara të temperaturave.

Publikoi / Publikuan: БНР екип