Artikull
Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023
Dielë 9 Mars 2025 06:55
Dielë, 9 Mars 2025, 06:55
FOTO: Eurostat
Madhësia e shkronjave
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Pas Bullgarisë në këtë tregues janë Franca me 1.66 lindje të gjalla për grua dhe Hungaria me 1.55. Në nivel evropian, norma totale e lindshmërisë për vitin 2023 është 1.38 lindje të gjalla për grua, që është një rënie nga 1.46 në vitin 2022.
Publikoi / Publikuan: БНР екип