LAJME

Artikull

Gjykata Kushtetuese akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe “Shërbimin Informativ” për sabotim

Martë, 11 Mars 2025, 07:44

Pavlina Pavllova

Pavlina Pavllova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë nëse do të ketë ndryshim në ndarjen e mandateve në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Afati për këtë skadoi më 10 mars, por kompania shtetërore “Shërbimi Informativ” nuk e respektoi, sepse flash-et e marra nga Gjykata Kushtetuese me të dhënat e ekspertizës në 2024 seksione i dorëzoi prokurorisë, pa kërkuar leje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Pavlina Pavllova, në një deklaratë të posaçme për BNT, u shprehur kategorike se është e papranueshme që puna e gjykatës të varet nga veprimet apo mosveprimet e organeve të tjera shtetërore. KQZ-ja i dha afat të ri, deri në orën 15:00 të datës 12 mars, që “Shërbimi Informativ” të përfundojë punën e regjistrimit të të dhënave dhe t’ia dorëzojë ato institucioneve
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova thirr një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit parlamentar dhe Parlamentit për këtë rast pas mesditës së 11 marsit.