LAJME

Artikull

“Vëzrazhdane” i kërkoi zyrtarisht presidentit referendum për ruajtjen e levës

Martë, 11 Mars 2025, 08:01

“Vëzrazhdane” i kërkoi zyrtarisht presidentit referendum për ruajtjen e levës

FOTO: FB / Kostadin Kostadinov

Madhësia e shkronjave

Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook lideri i partisë Kostadin Kostadinov. Ai saktëson se referendumi mund të caktohet me mbledhjen e nënshkrimeve të të paktën 400 mijë qytetarëve bullgarë, me nënshkrimet e 48 deputetëve ose me nënshkrimin e presidentit. “Deri më tani kam folur dy herë me presidentin me këtë rast dhe ai dy herë më ka refuzuar të thërras referendum. Megjithatë, bisedimet tona ishin joformale dhe të pa dokumentuara. Prandaj sot i dërgova një letër zyrtare Rumen Radevit”, thotë Kostadinov. Ai shton se pret një refuzim, por dëshiron që qëndrimi zyrtar i presidentit të mbetet i dokumentuar për historinë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип