LAJME

Artikull

Presidenti vlerësoi grupin luftarak shumëkombësh në poligonin Novo Sello

Martë, 11 Mars 2025, 11:26

Presidenti Rumen Radev dhe presidenti malazez Jakov Millatoviç në poligonin Novo Sello

Presidenti Rumen Radev dhe presidenti malazez Jakov Millatoviç në poligonin Novo Sello

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Grupi luftarak shumëkombësh ka më shumë se dy vjet që funksionon dhe mund të them se sa herë vij shoh koordinim gjithnjë e më të mirë dhe ndërveprim të shkëlqyer. Këtë e tha presidenti dhe komandant suprem i ushtrisë Rumen Radev për gazetarët në terrenin stërvitor Novo Sello. Së bashku me presidentin malazez Jakov Millatoviç, të dy vizituan terrenin stërvitor dhe u takuan me kontingjentet bullgare dhe malazeze. Presidenti tha gjithashtu se të gjitha vendet që kanë dërguar kontingjente këtu punojnë në një koordinim jashtëzakonisht të mirë me detyrat e përbashkëta dhe një qëllim të përbashkët, që është arritja e një niveli më të lartë të përgatitjes dhe ndërveprimit. Radev theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me kontingjentin bullgar dhe personelin ushtarak bullgar, të cilët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në organizimin e përgjithshëm të kësaj përgatitjeje.

Publikoi / Publikuan: БНР екип