KULTURË

Artikull

Bullgaria merr pjesë me një stendë të saj në Panairin e Librit në Londër

Martë, 11 Mars 2025, 15:57

Ministri Marian Baçev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova

Ministri Marian Baçev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova

FOTO: mc.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Bullgare dhe me asistencën e Institutit Bullgar të Kulturës në Londër.
"Prezantimi i letërsisë kombëtare në një forum prestigjioz ndërkombëtar është një mision", tha ministri Baçev. Ai i siguroi mysafirët e stendës bullgare se ata do të "zhyten në shumëllojshmërinë e letërsisë, e cila zotëron një pasuri të madhe talentesh, temash dhe idesh".

FOTO: mc.government.bg

Foto: mc.government.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип