Artikull
Presidenti Rumen Radev: Vetëm Parlamenti mund të vendosë nëse do të ketë një referendum për euron
Enjte 13 Mars 2025 14:13
Enjte, 13 Mars 2025, 14:13
Presidenti Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit janë në përgjigje të kërkesës së partisë "Vëzrazhdane" që ai të shpallë një referendum për ruajtjen e levit bullgar. "Nuk ka mundësi të nxjerr një dekret për mbajtjen e referendumit për euron, sepse nuk mund ta shkel ligjin. Kjo duhet të jetë kategorikisht e qartë - vetëm parlamenti bullgar mund të vendosë nëse do të ketë referendum apo jo", tha Radev, duke theksuar se Bullgaria është një vend i sundimit të ligjit dhe ligjet duhet të respektohen.
Sipas tij, ndryshimi i monedhës duhet të bëhet kur të jemi gati për të, përkatësisht kur të përmbushim kriteret e Mastrihtit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип