Artikull
88 vjetori i lindjes së bilbilit të Trakisë – këngëtarja popullore Nadka Karaxhova
Premte 14 Mars 2025 04:40
Premte, 14 Mars 2025, 04:40
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër muzikore. Në moshën 15 vjeçare, në një festival të artit amator në Plovdiv, Nadka Karaxhova ra në sy nga kompozitori Filip Kutev. Dhe në vitin 1953, vetëm 16 vjeç, ajo u bë pjesë e Ansamblit legjendar Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, dirigjent i të cilit ishte Kutev.
Nadka Karaxhova qëndroi në të për 40 vjet, duke performuar me sukses të jashtëzakonshëm në Evropë, Azi dhe Amerikë. Pasuan pjesëmarrje në koret "Zërat kozmikë" dhe "Zërat e mëdhenj të Bullgarisë".
Në vitin 1991, së bashku me vajzën e saj Svetlla dhe këngëtaret Liljana Galevska dhe Stojanka Llallova, ajo themeloi kuartetin "Sllavej". Paralelisht, këngëtarja regjistroi mbi 300 këngë solo popullore për Radion Kombëtare Bullgare, nxori 27 albume dhe mori pjesë në shumë filma të xhiruar nga Televizioni Kombëtar Bullgar.
Nadka Karaxhova ka realizuar mbi 13 500 koncerte. Ai vdiq papritur më 3 janar 2011 në Sofje, dhe shkak ka qenë një atak i rëndë në zemër. Le të kujtojmë Nadka Karaxhovën me një nga këngët e saj më të njohura – “Filloi të blegërij qengji”.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva