Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars.
Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika bashkëkohore dhe xhaz, si dhe takime me artistë elitarë, ansamble dhe orkestra nga 16 vende në tre kontinente. Forumi prestigjioz do të fillojë me një koncert të Orkestrës së Filarmonisë së Ruses, të drejtuar nga Najden Todorov, me solistë - violonçelisti rumun Andrei Ioniță dhe violinisti i mrekullueshëm britanik Alexander Sitkovetsky.