Artikull
Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Duhen mjete shtesë në buxhet për pagat në sektorin publik
Premte 14 Mars 2025 15:39
Premte, 14 Mars 2025, 15:39
Kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov
FOTO: BGNES, arkiv
Madhësia e shkronjave
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të mbahet javën e ardhshme. Në mënyrë të veçantë kërkohet rritja e shpërblimit në sistemet më të pafinancuara, si Agjencia e Ndihmës Sociale dhe Agjencia e Punësimit, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), "Postat Bullgare". Konfederata e Sindikatave të Pavarura shprehet kategorik se politika e të ardhurave nuk është ajo që u premtua në versionin fillestar të Buxhetit 2025. Në vend të rritjes prej 10% të shpërblimit, parashikohet një rritje prej vetëm 5%.
Shpërblimi i punonjësve të BNR-së mbetet shumë prapa, deklaroi drejtori i përgjithshëm i medias, Milen Mitev: “Sot na është gjithnjë e më e vështirë të tërheqim të rinjtë që të punojnë për ne – kryesisht për shkak të këtyre pagave të pamjaftueshme. Ajo që ne po luftojmë është që pagat e stafit krijues në Radion Kombëtare Bullgare - gazetarë, muzikantë, të arrijnë të paktën nivelet mesatare për vendin dhe Sofjen.”