HISTORI

Artikull

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Premte, 14 Mars 2025, 16:36

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025.
Këtë vit, Komisioni Evropian mori gjithsej 21 propozime nga 15 shtete anëtare. Aplikimet e vendeve të propozuara do të vlerësohen nga një grup ekspertësh prej 13 specialistësh të pavarur evropianë. Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet në dhjetor 2025.
Deri më tani, Etiketa e Trashëgimisë Evropiane u është dhënë 67 vendeve. Në vitin 2021 Bullgaria mori shenjën për Varrezën e Aleksandrovos dhe artin trak në Rodopet Lindore.