Artikull
Festivali i Lojërave Maskaradë zhvillohet në Stara Zagora
Shtunë 15 Mars 2025 04:35
Shtunë, 15 Mars 2025, 04:35
FOTO: surva.org
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë, arapë, pleq dhe personazhe të tjerë të zhurmshëm dhe shumëngjyrësh nga i gjithë vendi do të kalojnë nëpër rrugët qendrore të qytetit. Në forumin "Augusta Trajana", planifikohet një performancë nga secili pjesëmarrës.
Festivali tërheq gjithnjë e më shumë grupe dhe pjesëmarrës nga rajone të ndryshme etnografike të vendit dhe e kthen qytetin Stara Zagora në një skenë të gjallë të burrave të maskuar – kukeri. Këtë vit, festivali shumëngjyrësh mbledh së bashku rreth 700 pjesëmarrës nga i gjithë vendi. Ata do të thërrasin për shëndet dhe pjellori, dhe mijëra zile dhe kambanëza do të largojnë të keqen me bujë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип