Artikull
Shteti do të përpiqet të rregullojë çmimet e 22 mallrave ushqimore
Hënë 17 Mars 2025 15:43
Hënë, 17 Mars 2025, 15:43
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të kujdesemi për konsumatorët. Nga mbi 5000 produkte në zinxhirët ushqimorë do të mundohemi të rregullojmë 22 produkte. Shteti nuk është kundër biznesit. Por ne duam të garantojmë një çmim të drejtë për të gjithë në zinxhir - nga prodhuesi te shitësi me pakicë”, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov. Dokumenti përcakton se të paktën gjysma e qumështit dhe bulmetrave, mishit, vezëve, mjaltit dhe frutave e perimeve të stinës në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë të jenë bullgare. Blerësit do të kenë të drejtë të blejnë nga fermerët me një çmim jo nën koston + 10% të vlerës së produktit në fjalë. Zinxhirët e shitjes me pakicë nuk do të kenë të drejtë të tarifojnë një shtesë më të lartë se 20% për produktet. Sipas Tahovit, nëse ligji i arrin qëllimet e tij, do të arrihet një ulje me 20% të çmimeve përfundimtare të produkteve ushqimore. Iformacioni është i gazetares së BNR Veselina Millanova.
Publikoi / Publikuan: БНР екип