Artikull
Dhjetëra dhuruan gjak në Sofje për viktimat e tragjedisë në Koçani
Hënë 17 Mars 2025 15:49
Hënë, 17 Mars 2025, 15:49
FOTO: pirogov.eu
Madhësia e shkronjave
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në fund të javës, njoftoi organizata. Të martën, më 18 mars 2025, dhuruesit e gjakut priten në spital nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Ndër të parët që iu përgjigjën thirrjes për dhurim gjaku sot ishin njerëz nga Sofja dhe studentë nga Maqedonia e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Arben Taravari do të vizitojë pacientët e pranuar në Sofje, njoftoi BGNES.
Lexoni më tepër: