Artikull
Për herë të pestë, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti bullgar i vitit
Martë 18 Mars 2025 08:18
Martë, 18 Mars 2025, 08:18
Kirill Despodov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.
FOTO: БТА
Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.
Станимир Стоилов
Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип