Artikull
Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit
Martë 18 Mars 2025 09:24
Martë, 18 Mars 2025, 09:24
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në gjendje të rëndë, të shtruar në spitalin e urgjencës, tha për BNR Zoran Todorov, bashkëkryetar i Komitetit të Miqësisë Rotari Bullgari-Maqedonia e Veriut-Slloveni. Kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar, Hristo Grigorov, siguroi një korridor për dhuruesit e gjakut nga Koçani.
Shumë njerëz presin para Spitalit “Pirogov” për të dhuruar gjak. Sipas tyre dhurimi në këtë situatë të rëndë është një veprim normal. Vetëm në 2 orët e para mbi 120 persona dhuruan gjak për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit. Të priturit orientohen edhe te objekte të tjera shëndetësore, ku aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdojë deri në orën 14:00.
Lexoni më tepër: