Artikull
Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari
Martë 18 Mars 2025 11:20
Martë, 18 Mars 2025, 11:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje. Aeroplani “Spartan” dhe ekipet mjekësore janë në gatishmëri. Ne do të ofrojmë ndihmë. Gjëja më e rëndësishme, për mendimin tim, është se kjo tragjedi tregon se njerëzit në të dy anët e kufirit mund dhe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri. Por jo vetëm në ditët e sprovave, siç është sot, por në emër të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shtoi Radev.
Ambasadën e vizitoi edhe kryeparlamentarja Natalija Kisellova, e cila shprehu ngushëllime në librin e ngushëllimeve. Ajo shkroi: “Me pikëllim përkul kokën para dhjetëra ëndrrave të humbura rinore dhe shpresave të shkatërruara! I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve. Ndaj dhimbjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për humbjen e rëndë! Bullgaria vajton me ju!”
Lexoni më tepër:
Publikoi / Publikuan: БНР екип