LAJME

Artikull

Rreth 700 000 bullgarë me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetje

Martë, 18 Mars 2025, 14:27

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Madhësia e shkronjave

Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social dhe integrim “Shën Joani i Rillës” në fshatin Gorna Malina, ku ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Punës Sociale. Sipas Gucanovit, duhet të sigurohen më shumë vende pune për njerëzit me probleme të tilla, si dhe pensione më të larta. U tha se në vend ka mbi 3 mijë shërbime sociale, të cilat i përdorin rreth 175 mijë bullgarë.
Gucanov vuri në dukje gjithashtu rolin e kishës në mbështetjen e të pambrojturve. Qendra "Shën Joani i Rillës" u krijua me iniciativën e Shoqatës së Kishës Ortodokse Bullgare. Në këtë qendër aktualisht janë 136 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore dhe në një tjetër qendër të tillë në komunën e Elin Pelinit ka 263 fëmijë.